back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetAmbasadori i BE, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim SPAK dhe reformën në...

Ambasadori i BE, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi

Në një tryezë të organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi.

Gonzato nënvizoi rëndësinë e besimit në arkitekturën e reformës dhe theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.

Ai gjithashtu vuri theksin tek roli i të gjithë aktorëve për të arritur rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe atij financiar, duke shprehur gatishmërinë e Bashkimit Europian për të vazhduar mbështetjen e reformave në drejtësi në Shqipëri.

“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.

Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, u shpreh Gonzato.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat