back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëNjë gabim teksti shtyn debutimin e OnePlus Watch 3 në Prill

Një gabim teksti shtyn debutimin e OnePlus Watch 3 në Prill

Një që shkrimtarët dhe korporatat shumëkombëshe të produkteve elektronike kanë të përbashkët është nevoja për një editor të mirë. OnePlus bëri një gabim të pazakontë kur lançoi OnePlus Watch 3 që duhej të dilte në shitje ditën e Marte por u anulua për shkak të një gabimi në tekst.

Në kapakun e pasmë të orës blerësit zbuluan se ora 330 dollarëshe kishte teksin “Meda in China.” Si rezultat duhet të prisni të paktën deri në muajin Prill për të blerë orën.

“Oops, kemi bërë një gabim,” shkruante kompania në rrjetin social X ditën e Premte. “Një gabim në tekst ka shpëtuar dhe përfunduar në orën e re OnePlus Watch 3.”

Tashmë data e debutimit të orës është shtyrë për në muajin Prill ndërsa faqja e porosive tregon datën 9 Prill. Kompania gjithashtu po ofron një zbritje 30 dollarë për ata të bëjnë porosi të orës përpara se të dalë në shitje. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat