back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“E paketoi Veliajn dhe u tha mos e mbroni”/ Berisha zbërthen deklaratën...

“E paketoi Veliajn dhe u tha mos e mbroni”/ Berisha zbërthen deklaratën e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama pasi “paketoi” kryebashkiakun Veliaj urdhëroi anëtarët e Partisë Socialiste që të “mos guxojnë ta mbrojnë”.

Ai theksoi se 3 ditë më parë kreu i qeverisë kërkonte votat e PD për ta shkrirë SPAK, ndërsa tani po e përdor këtë të fundit si “kamzhik” ndaj kandidatëve të tij.

“Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.
Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me SPAK-un?
Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamzhik ndaj kandidatëve të tij”
, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat