back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Arrestimet e njerëzve me pushtet nuk do të bëheshin pas PS”/ Rama...

“Arrestimet e njerëzve me pushtet nuk do të bëheshin pas PS”/ Rama mesazh drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve në “Sy m’sy”, ku ka folur në lidhje reformën në drejtësi.

Rama ka përsëritur se se arrestimet e njerëzve me pushtet, nuk do të vinin pa të dhe PS-në.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama:

Dita e arrestimeve, hetimeve dhe gjykimeve të personave me pushtet, qoftë ish apo jo, nuk do të vinte pa mua dhe PS. Nuk vinte kurrë sepse po të vinte do të kishte ardhur që nga 1912 e deri kur unë dhe PSD, skuadra jonë bëmë reformën në drejtësi. As ti, as yt atë e as gjysh e stërgjyshi yt, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohim sot. Pyetja është pse? Si ka mundësi që nga 1912 deri kur nis puna e institucioneve që u krijuan si pasojë e reformës në drejtësi, si nuk u hetua apo çua në gjykim një zyrtar nga drejtësi e pavarur? Flas për prokurorë e gjykatës të pavarur. Kjo shpjegohet sepse unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë kush parë, i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit.
Imagjino të mblidhet poshtë dritares time një popull i tërë dhe të jepej urdhri për të qëlluar me plumba të vërtetë në mish njerëzit e të vdisnin. U prehshin n ë paqe. 4 vetë totalisht të pafajshëm e të pa rrezikshëm. Dhe prokurori të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për procesin e administrimit të protestës, dhe unë ti jepja urdhër drejtorit të policisë që ti thoshte SPAK, ec, asnjë nuk arrestohet. Pra me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK.

Kjo ka ndodhur në Shqipëri jo para 100 vitesh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë.

Kush e bëri? Na ra nga qielli apo e solli Amerikan me aeroplan dhe Europa me vapor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat