back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetMiratohen 10 zonat për kultivimin e kanabisit/ Dy vendet ku nuk do...

Miratohen 10 zonat për kultivimin e kanabisit/ Dy vendet ku nuk do të lejohet

Qeveria ka miratuar këtë të enjte vendimin për përcaktimin e zonave ku do të kultivohet kanabisi mjekësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se janë caktuar 10 zona të përshtatshme në të gjithë vendin, ndërkohë që theksoi se në Myzeqe dhe Korçë nuk do të lejohet ky aktivitet, pasi këto janë tokat më bujqësore në vend.

“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi.

Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuara të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore.

Janë zona bujqësor, që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, u shpreh Denaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat