back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBerisha prezanton paketën fiskale për biznesin

Berisha prezanton paketën fiskale për biznesin

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme, nëse PD fiton zgjedhjet, do të jetë rikthimi i taksës së sheshtë.

Berisha tha gjithashtu se do të ulet çmimi i energjisë elektrike për bizneset në 6 lekë/kilovati.

“100 ditët e para do të instalohet krahas paketës së dhembshurisë me të cilën nxjerrim Shqipërinë nga varfëria ekstreme, do të instalohet kuadri ligjor për krijimin e klimës më miqësore për biznesin që ka ekzistuar ndonjëherë.

Ne e shpallëm, Made in Albania do të jetë krenaria jonë kombëtare. Biznesi dhe sipërmarrësi i njeh shumë mirë potencialet dhe mineralet e këtij vendi. Do të jetë paketa fiskale me taksën e sheshtë, do të ulet çmimi i energjisë në 6 lekë për kilovat, pra pjesëtim me tre, do të jetë nxitja e madhe e projekteve madhështore në fushën e energjisë solare, energjisë diellore, energjisë ujore. Do të jetë tërheqja e kompanive të mëdha të eksplorimit, shfryutëzimit, përpunimit të mineraleve në Shqipëri. Do të jetë Shqipëria e inteligjencës articificiale, e kriptomonedhave, e internet 3. Tre muajt e parë hedhim baza të forta ligjore për të gjitha këto projekte. Kam bindje se ju dhe kolegët tuaj amerikanë do të vijnë me kënaqësi të investojnë në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat