Kur na ndan vetëm një ditë nga afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, selia blu vijon të jetë e mbërthyer nga ethet e emrave. Jo vetëm për figurat nga radhët e saj që do të jenë pjesë e ushtrisë prej 186 emrave që do zbresin në betejën e 11 majit, por edhe për strehimin e aleatëve me të cilët Sali Berisha ka ndërtuar koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Berisha mbërriti në seli rreth mesditës, për të bërë përpilimet e fundit të kësaj liste.
Në listën e mbyllur, Sali Berisha pritet të qëndrojë vetë, bashkë me një sërë drejtuesish të PD. Duke nisur që nga Flamur Noka, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Besart Xhaferri, Jozefina Topalli, Ilda Zhulali dhe aleatët Fatmir Mediu, Tedi Blushi si dhe Shpëtim Idrizi, raporton Shqiptarja.com.
Me ngushtimin e mundësive në listë të hapur mund të ngelen emrat më të votuar të primareve, si Hysen Kadiu, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi apo Grigels Muçollari. Këtyre të fundit mund t’u bashkohen në listë të hapur edhe emra të tjerë nga radhët e aleatëve siç mund të jetë Mesila Doda e PDIU.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E TIRANËS
1-Sali Berisha
2-Edi Paloka
3-Flamur Noka
4-Albana Vokshi
5-Belind Këlliçi
6-Fatmir Mediu
7-Shpëtim Idrizi
8-Jozefina Topalli
9-Besart Xhaferri
10-Tedi Blushi
11-Ilda Zhulali
12-kandidate grua
Lista e Durrësit do të kryesohet nga drejtuesi politik i Durrësit, Oerd Bylylkbashi i cili pritet të pasohet nga kandidati i agrarëve Artan Luku, Igli Cara dhe zëdhënësja e Berishës Floriana Garo, e cila ndonëse mori vetëm 32 vota në primare, pritet të jetë në listë të sigurt me argumentin e kontributit politik në PD gjatë këtyre viteve. Në listë të mbyllur flitet të jetë edhe Fatbardha Kadiu ndërsa në atë të hapur pritet të jenë deputetja aktuale Andia Ulliri, Arian Ndoj, Aulon Kalaja, Dritan Burgija e Luan Hoti.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E DURRËSIT
Oerd Bylykbashi
Kandidati i PAA Artan Luku
Igli Cara
Floriana Garo
Fatbardha Kadiu
Në listat e Elbasanit, krahas drejtuesit Politik Tomorr Alizoti në listën e mbyllur do të jetë edhe kandidati i PL Edmond Haxhinasto, ndërsa nga emrat e tjerë mund të jenë deputetët aktualë Dashnor Sula e Zheni Gjergji apo drejtues të strukturave lokale të PD si Blendi Himçi, Aurel Bylykbashi apo Klodiana Çapja.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E ELBASANIT
Tomorr Alizoti
Edmond Haxhinasto
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Blendi Himci
Aurel Bylykbashi
Klodjana Çapja
Në Fier lista do të drejtohet nga Gazment Bardhi ndërsa pritet të jenë Luan Baçi, Eduart Sharka, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, e Elisabeta Rredhi. Në listat e Fierit mund të jetë edhe aleatja e PL Erisa Xhixho nëse ajo nuk do të jetë e 12-ta në zonën e sigurt të Tiranë. Nëse Xixho tyë vendoset në Tiranë, atëherë Partia e Lirisë do të fusë në listë të sigurt të Fierit, Brunilda Haxhiun.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E FIERIT
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Elisabeta Rredhi
Eduart Sharka
Saimir korreshi
Ilda Dhori
Erisa Xhixho ose Brunilda Haxhiu
Pa shumë surpriza pritet të jetë edhe lista e Shkodrës. Aty nuk do të ketë aleatë në lista të sigurta, por krahas numrit një, drejtuesit politik Luçiano Boçit, në lista pritet të jenë ish kryebashkiaku Bardh Spahia, kryetarja aktuale e degës Eliona Shkreli e deputetët aktualë Ramadan Likaj e Greta Bardeli. Mes të rinjve emri më potencial për të qenë në lista, qofshin edhe ato të hapura është Tedi Kopliku.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E SHKODRËS
Luçiano Boçi
Bardh Spahia
Eliona Shkreli
Ramadan Likaj
Tedi Kopliku
Greta Bardeli
Lista e Vlorës do të strehojë po ashtu një aleat. Krahas drejtuesit politik Bujar Leskaj dhe më të votuarës në primare Ina Zhupa, në listën e sigurt pritet të jetë kreu i PBDNJ Vangjel Dule si dhe Atird Hoxha e Manjola Nikollo.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E VLORËS
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Vangjel Dule
Atird Hoxha
Manjola Nikollo
Në Lezhë Berisha do të fusë në zonë të sigurt, duke e çuar automatikisht në parlament Gjin Gjonin, ish gjyqtarin pa vetting, i cili me gjasë do të renditet i dyti në listë pas Agron Gjekmarkajt drejtuesit politik. Në lista pritet të futen edhe 3 deputetët aktualë Elda Hoti, Lindita Metaliaj e Kastriot Piroli.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E LEZHËS
Agron Gjekmarkaj
Gjin Gjoni
Elda Hoti
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Në Korçë pritet të ketë përfaqësues të aleatëve, Partisë së Lirisë dhe PBDNJ-së në listat e hapura, ndërsa lista hermetike me gjasë do të ketë përfaqësues vetëm nga PD, me garancinë e përfaqësimit të të gjitha zonave:
Lista e kryesuar nga drejtuesi Ivi Kaso pritet të pasohet nga Genti Çela, Bledion Nallbati, Ledian Aliolli dhe Eleni Qirici. Do të jetë në vendimmarrjen e Berishës nëse në listë të mbyllur do të jetë deputeti aktual Edmond Spaho.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E KORÇËS
Ivi Kaso
Genti Çela
Bledion Nallbati
Ledina Aliolli
Eleni Qirici
Edhe në katër qarqet e tjera, Gjirokastër, Berat, Dibër e Kukës ku PD nuk merr më shumë se 2 mandate në secilin, emrat pritet të mos kenë shumë surpriza.
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E GJIROKASTRËS
Tritan Shehu
Alma Kore
Arben Ristani
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E BERATIT
Enno Bozdo
Zija Ismaili
Fatmira Kola
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E DIBRËS
Xhelal Mziu
Ilir Krosi
Denisa Vata
Basir Çollaku
EMRAT E MUNDSHËM PËR LISTAT E KUKËSIT
Flamur Hoxha
Shkëlzen Ibra
Isuf Çelaj
Lista finale e kandidatëve për deputetë pritet të zyrtarizohet mesnatën e 12 marsit, kur edhe skadon afati, kur të jenë reflektuar edhe emrat e kandidatëve të partive aleate që do të futen në listë të hapur.