back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiBenfica humbet Di Maria-n për sfidën ndaj Barçës

Benfica humbet Di Maria-n për sfidën ndaj Barçës

Lajm jo i mirë për teknikun e skuadrës së Benficës, Bruno Lage në prag të sfidës deçizive që skuadra e tij do të luaj ndaj ekipit të Barcelonës.

Portugezëve u duhet të përmbysin deficitin e ndeshjes së parë në Lisbonë, ku një gol i Rafinjës i dha fitoren Barcelonës. Për takimin e kthimit, trajneri Bruno Lage do të duhet të bëjë përfundimisht pa Angel di Marian.

Argjentinasi nuk ka mundur të rikuperojë në kohë dhe ka qëndruar jashtë lojtarëve të grumbulluar për sfidën e sotme (18:45). Megjithatë, trajneri Bruno Lage nuk e ka humbur besimin tek ekipi i tij.

“Do të jetë një ndeshje delikate, e vështirë, por ne kemi treguar se dimë të fitojmë edhe jashtë fushe. Rezultati në ndeshjen e parë nuk na ndihmon, por nuk jemi të dorëzuar. Do të bëjmë gjithçka dhe do të tentojmë përmbysjen”, deklaroi tekniku i Benfikës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat