back to top
17.5 C
Tirana
E diel, 16 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm/ “Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar”

Berisha: Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm/ “Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar”

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur manifestim të jashtëzakonshëm protestën për mbylljen e TikTokut.

Sipas tij, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar.

Deklarata e Berishës:

Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit.

Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore.

Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar.

Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.

U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela.

Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar.

Ia thanë të gjitha të rinjtë.

Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh.

Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat