KreuAktualitetKosovaHashim Thaçi takon familjarët në zyrën e EULEX në Prishtinë

Hashim Thaçi takon familjarët në zyrën e EULEX në Prishtinë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve të tij.

Mediat e Kosovës raportojnë se dy nga vëllezërit e Thaçit dhe një tjetër familjar kanë qenë të parët që e vizituan gjatë ditës. Po ashtu, ai pritet të takojë edhe djalin e tij, Endritin, gjatë ditës së sotme.

Thaçi erdhi dje në Kosovë, fillimisht për të nderuar kujtimin e babait të tij tek varri i tij dhe më pas vizitoi shtëpinë e tij në Burojë, ku takoi nënën, motrën dhe gruan. Pas takimeve të sotme me familjen, ai pritet të qëndrojë deri në pasdite dhe më pas të niset drejt Hagës për të vijuar procesin e tij ligjor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat