Një tërmet është regjistruar para pak minutash në Shqipëri.
Lëkundjet u ndien rreth orës 19:32 dhe ishin me magnitudë 3.8 ballë.
Nuk raportohet për dëmtime materiale, siç Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Sipas AMC-së, epiqenda ka qenë në Kuman të Fierit.
“Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.
Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.
Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm’, thuhet në njoftimin e AMC-së.