Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu.
Raportohet se në fokus të takimit është protesta e 29 tetorit, apo mos bindja civile siç e quajnë demokratët.
Kujtojmë se në protestën e 7 tetorit, protestuesit me në krye Gazmend Bardhin, Flamur Nokën e Belind Këlliçin, marshuan në drejtim të disa isntitucioneve, përfshirë këtu edhe selinë e Partisë Socialiste.
Protesta u dogj me flakadanë dhe tymuese nga protestuesit, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.