Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është divorcuar zyrtarisht ditën e sotme nga Monika Kryemadhi.
Gjykata Civile vendosi në seancën e sotme për zgjidhjen martesore mes Metës dhe Kryemadhit, kërkesë e paraqitur fillimisht në gjykatë nga vetë Ilir Meta.
“Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.”, njofton Gjykata.