back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“11 maji” OSBE/ODIHR-i nuk i ndahen drejtësisë/ Zannier “vë pikat mbi i”...

“11 maji” OSBE/ODIHR-i nuk i ndahen drejtësisë/ Zannier “vë pikat mbi i” me Olsian Çelën

Zgjedhjet e 11 majit, kanë vënë në lëvizje fuqishëm dhe ndërkombëtarët.

Pas vizitës në SPAK, OSBE-ODIHR, ka zbarkuar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kreu i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE/ODHIR, Ambasadori Lamberto Zannier i ka vënë pikat mbi “i” me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Zyrtarisht raportohet se objekt i takimit, ishte njohja e përfaqësuesve të Misionit me masat e marra nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme, me në krye drejtuesit e prokurorive, të cilat do të mbështeten edhe nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore si dhe nga një forcë operacionale.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjeve të lidhura, puna do të koordinohet me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Posaçme, në drejtim të komunikimit të shpejtë të raportimeve mbi veprat penale, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit efikas të hetimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat