back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëNotion Mail dëshiron të zëvendësojë Gmail

Notion Mail dëshiron të zëvendësojë Gmail

Notion filloi si një hapësirë pune e përqendruar tek mbajtja e shënimeve dhe organizimi i punëve ndërsa konkurronte me aplikacione si Obsidian dhe Evernote.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë duke filluar me lançimin e Notion Calendar, i cili në vetvete ishte versioni i kompanisë për Google Calendar dhe Outlook.

Së fundi përmes një postimi në blog, Notion zgjeroi më tutje veprimtarinë duke shtuar Notion Mail në portofolin e saj të produkteve dhe është hapi më i fundit për të konkurruar me Microsoft Office dhe Google Workspace.

Notion e përshkruan aplikacionin e ri të e-mail-it si një postë e re e cila është dizajnuar për të menduar njëlloj si përdoruesi. Ky aplikacion është menduar që të jetë më i personalizuar dhe si një mënyrë moderne komunikimi.

Me Notion Mail mund të krijoni seksione të veçanta që filtrojnë dhe renditin e-mail-et. Një seksion mund ta krijoni duke klikuar New View në hapësirën Views dhe më pas mund të përzgjidhni një prej opsioneve  Describe your viewConfigure manually, ose Use template.

Karakteristikat e Notion Mail shkojnë përtej renditjes. Nëse kaloni orë të tëra duke rishkruar të njëjtat emaile pa pushim, Notion Mail mund të ndihmojë edhe me këtë.

Jeni lodhur duke shkruar të njëjtin email duke pyetur një koleg nëse janë të disponueshëm për një bisedë të shpejtë kafeje? Ju mund ta ruani atë si një shabllon emaili dhe të shmangni nevojën për ta shkruar përsëri dhe përsëri.

Siç mund të prisni, Notion Mail gjithashtu integrohet me aplikacionin e saj të kalendarit ku mund të përcaktoni disponueshmërinë tuaj. Gjithashtu mund të përdorni Notion AI për të rafinuar e-mail-et.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat