back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK nuk i ndahet Roven Zekës edhe në qeli/ E pësojnë dhe...

SPAK nuk i ndahet Roven Zekës edhe në qeli/ E pësojnë dhe katër zyrtarë të tjerë policie, u sekuestrohen telefonat

Prokuroria e Posaçme mori dëshminë e katër zyrtarëve të policisë të cilët zhvilluan takime me shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës Roven Zeka, teksa ai mbahej nën arrest në ambientet e bllokut të sigurisë, nën dyshimet për korrupsion.

Pasi sekuestrimit të kamerave të sigurisë, përmes të cilëve u verifikuan dhe hyrje-daljet e zyrtarëve në bllokun e sigurisë, hetuesit e BKH-së i thirrën në pyetje për të marrë versionin e tyre lidhur me arsyet e vizitës në qeli të kolegut të tyre.

Ndërsa, mësohet se të paktën 3 prej tyre ju janë sekuestruar celularët dhe po zbërthehen nga ana e ekspertëve për të parë komunikimet që mund të hedhin dritë mbi rastin.

Prokuroria po i heton zyrtarët nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi nuk lejohet që të kryejnë takime me persona nën hetim. 

Në kuadër të të njëjtit hetim, SPAK ka sa sekuestruar celularin e një biznesmeni të njohur, pasi dyshohet se ai ka ndërmjetësuar dhe ka vendosur lidhjen mes Roven Zekës dhe biznesmenit tjetër që dyshohet se ofroi rryshfet që gruaja e tij e përfshirë në aksident rrugor me disa të plagosur të mos arrestohej.

Bashkë me Zekën, SPAK arrestoi edhe shefin e sektorit të aksidenteve Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat