Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka njoftuar se qeveria e saj po padit Google për rietiketimin e Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit amerikanë.
Bëhet e ditur se kompania e kishte bërë këtë në Google Maps pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ndryshimin e emrit në fillim të mandatit të tij presidencial, shkruajnë mediat e huaja, shkruan Telegrafi.
Raportohet se përpara konferencës së saj, Meksika i dërgoi letra Google duke i kërkuar që të mos etiketonte ujërat e saj territoriale si Gjiri i Amerikës.
Por, zëvendëspresidenti i kompanisë për çështje qeveritare dhe politika publike, Cris Turner, njoftoi se kompania nuk kishte plane të ndryshonte politikat e saj.