back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetGoditi me grushta e shqelma kryetarin e KZAZ-it në Kashar/ Arrestohet 26-vjeçari

Goditi me grushta e shqelma kryetarin e KZAZ-it në Kashar/ Arrestohet 26-vjeçari

Policia ka arrestuar vëzhguesin nga radhët e Partisë Socialiste, i cili goditi me grusht kreun e KZAZ-së në Kashar.

Ai është Rei Nozlli vëzhgues nga radhët e deputetit të Partisë Socialiste Orlando Rakipi.

Ky incident shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Në lidhje me pretendimet për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikt, autoritetet sqarojnë se këto janë të pavërteta.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.

Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.

Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat