back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit/ Qefalia: E rëndësishme...

Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit/ Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së

Xhemal Qefalia, kandidati i Partisë Socialiste, që mori gati 10 mijë vota, por që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit, ka komentuar rezultatet në një intervistë për studion e “News 24”, duke theksuar se, pavarësisht humbjes personale, fitorja e PS-së ishte madhështore.

Qefalia u shpreh i surprizuar nga mbështetja që mori nga diaspora shqiptare, duke e cilësuar votën e tyre si të matur dhe të orientuar drejt zhvillimit.

“Falënderoj të gjithë ata që më votuan. Nuk ishte luftë brenda llojit, por ishte garë. E rëndësishme është fitorja e PS-së. Partia Socialiste korri sukses të jashtëzakonshëm.

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se shqiptarët janë më pranë Europës. Jam i surprizuar nga diaspora, nuk e prisja. Kam marrë vota nga vende që as kam qenë atje, më votonin nga Gjermania, Italia etj, është kënaqësi e veçantë. Shqiptarët në diasporë nuk janë militantë, votojnë me gjakftohtësi dhe zgjedhin progresin e zhvillimin.

E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”, u shpreh Qefalia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat