PIN-et janë të rëndësishme.
Ju ndoshta keni një PIN me katër shifra për të ruajtur aksesin në telefonin tuaj, ose llogarinë tuaj bankare.
Bëhet e ditur se PIN-i me katër shifra më i popullarizuar është 1234, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
PIN-i i dytë më i popullarizuar është 0000 i ndjekur nga 1111.
Një seri tjetër e njohur e PIN-ave është viti i lindjes së pronarit të pajisjes, gjë që shpjegon pse 1986 është një PIN shumë i popullarizuar.
Dhe për të reduktuar shanset që dikush të hyjë më lehtë në telefonin tuaj, qëndroni larg përdorimit të këtyre PIN-ave: 1234, 1111, 0000, 1342, 1212, 2222, 4444, 1122, 1986, 2020, 7777, 5555, 1989, 9999, 6969, 2004, 1010, 4321, 6666, 1984, 1987, 1985, 8888, 2000, 1980, 1988, 1982, 2580, 1313, 1990, 1991, 1983, 1978, 1979, 1995, 1994, 1977, 1981, 3333, 1992, 1975, 2005, 1993, 1976, 1996, 2002, 1973, 2468, 1998, 1974.