GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ajo prentendonte në kërkesën e dorëzuar nga avokati, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.
Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënin e saj në paraburgim.
Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024, po mbahet në Burgun e Grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.
Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK, “Plumbi i Artë 2”, për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste.
Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja edhe si “Komshija”, term apo nofkë që përdorej shpesh në komunikimet mes tyre.