Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë ka regjistruar procedimin penal nr.690 të vitit 2025 për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal në ngarkim të të miturës F. D.
Ky procedim është regjistruar pas njoftimit të marrë në datën për një konflikt të ndodhur më 05.05.2025, rreth orës 19:15, në ambientet e subjektit Bar Kafe “Find Four”, në lagjen nr. 2, Bulevard Republika.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe janë kontaktuar personat e pranishëm në momentin e konfliktit, nga ku u mësua se në katin e tretë të bar kafe Find Four, shtetasja e mitur F.D. ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim komunikimi shtetasen P.M., duke i shkaktuar asaj lëndime në pjesën e fytyrës dhe të gjoksit. Dëmtimet e shkaktuara janë kategorizuar në ato të plagosjes së lehtë.
Ky konflikt vjen pas regjistrimit të procedimit penal në ngarkim të personit nën hetim, P.M., më datë 07.02.2024.