back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaSHBA vendos vijën e kuqe: Aleatët të shpenzojnë 5% të PBB për...

SHBA vendos vijën e kuqe: Aleatët të shpenzojnë 5% të PBB për mbrojtje

Një ditë përpara takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ambasadori i SHBA-së në aleancën veri-atlantike, Matthew Whitaker tregoi se samitit të muajit të ardhëm në Hage, organizata i afrohet me unitet dhe fokus të palëkundur.

SHBA-ja do të përfaqësohet nga sekretari i mbrojtjes, Pete Hagseth, i cili do të paraqesë prioritetet e Washingtonit në një moment të tillë kyç për besueshmërinë e NATO-s, u shpreh Whitaker.

Thelbi i mesazhit që do të përcillet në takim është 5% i synuar i shpenzimeve të mbrojtjes në raport me GDP-në, i kërkuar njësojë prej të gjitha aleatëve.
“Ky nuk ka për të qenë thjesht një zotim; ky do të jetë një angazhim. Secili prej vendeve aleate duhet të angazhohet për të kanalizuar të paktën 5% të prodhimit të brendshëm bruto tek mbrojtja dhe siguria, e kjo duhet të ndodhë tani. Ky nuk është një sugjerim, është një bazë parandalimi në një botë ku kërcënimet janë shtuar”, tha ai.

Lidershipi i presidentit Trump, tha Whitaker, e ka ndryshuar qasjen e NATO-s lidhur me ndarjen e peshës së shpenzimeve. Ai kujtoi sesi një dekadë më parë pragu i 2% i PBB-së ishte një objektiv i largët për shumicën e aleatëve.

“Sot, falë lidershipit të palëkundur të SHBA-së, kemi parë që gjërat të lëvizin vërtet. Që prej zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, më shumë se 20 aleatë kanë njoftuar rritje të buxheteve të mbrojtjes, dhe ne presim që të gjithë vendet aleate të kapërcejnë 2 përqindëshin këtë vit”.

“Progresi është i mirë, por nuk është i mjaftueshëm”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan që e bëri të qartë se vëmendja në këtë takim, nuk kufizohet vetëm tek shifrat.

“Ne duhet të ndërtojmë një NATO e cila të jetë gati për të përballuar dhe mposhtur çdo kërcënim, konvencional, nuclear, hybrid apo kibernetik”, tha ai. Dhe kjo, siç nënvizoi përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në organizatë, kërkon forca të armatosura të modernizuara dhe aftësi të shtuara veprimi, që do të thotë t`i jepet një shtysë e fortë industrisë së mbrojtjes për të prodhuar më shumë municione, më shumë antiajrorë, më shumë autoblinda, çka lidhet në të njëjtën kohë edhe me vendet e punës dhe fuqinë ekonomike anekënd aleancës së Atlantikut Verior.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat