back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetArkitektët e botës në Tiranë/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se...

Arkitektët e botës në Tiranë/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë

Mbi 150 arkitektë nga e gjithë bota u mblodhën në Tiranë këtë të premte, për Festivalin e Arkitekturës që zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë. “Bread & Heart” Festival mirëpret arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë.

Në fjalën e mirëseardhjes, kryeministri Edi Rama falënderoi ta pranishmit që vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës, për të ndarë eksperiencat, diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe kontribuar për formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.

“Të nderuar arkitektë, të rinj e me përvojë, miq të dashur të Shqipërisë që keni ardhur këtu nga të dyja hemisferat e botës, arkitektura mund të transformojë jo vetëm hapësira, por edhe imagjinatën e një komuniteti, vizionin për të ardhmen dhe vetëbesimin e tij. Ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë këtu, në një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë. Sot nisim së bashku një aventurë të re, për të ndërtuar një hapësirë shpirtërore”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, ky festival e fut Shqipërinë në një tjetër hartë prestigjioze të Europës, duke krijuar premisat që në disa vjet nga sot, “Bread & Heart” Festival të kthehet në një eveniment prestigjioz global, me arkitekturën në qendër por me një perimetër gjithnjë e më të gjerë disiplinash të përfshira në debat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat