back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas Tiranës, radhën e ka Fieri: 587 kuti votimi në rinumërim

Pas Tiranës, radhën e ka Fieri: 587 kuti votimi në rinumërim

Pas vendimit për rinumërim të plotë në Tiranë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur sot të hapen dhe të rinumërohen të gjitha kutitë e votimit edhe në qarkun e Fierit – në total 587 Qendra Votimi.

Vendimi u mor pa konsensus, vetëm me kërkesën e dy anëtarëve të Partisë Demokratike, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, duke u mbështetur në nenin 138, pika 3 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon se “secili anëtar ka të drejtë të kërkojë dhe KQZ-ja është e detyruar të kryejë rinumërimin”.

Kështu, pas përfundimit të rinumërimit në Tiranë, do të nisë këqyrja e të gjitha kutive të Fierit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët.

“Elvin Lako” deklaroi:
“Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit të qarkut Fier, si në rastin e Tiranës. Merrni masat, që pas mbarimit të Tiranës të nisë procesi për Fierin.”

Ky është qarku i dytë ku bëhet rinumërim i përgjithshëm, mes akuza për manipulim, blerje votash dhe presion politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat