back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD denoncon 17 mijë fletë votimi të dyshimta në Tiranë/ Kërkon hapjen...

PD denoncon 17 mijë fletë votimi të dyshimta në Tiranë/ Kërkon hapjen e kutive dhe verifikim të pamjeve të votimit

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në Tiranës kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament.

Ai shtoi se është kërkuar hapjen e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar.

Këlliçi: Për të plotësuar një pjesë të kërkesës së kandidatëve të PD-së, për hapjen e kutive të Tiranë. 

Në Tiranës kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Nuk ka rëndësi se kujt ia marrim. Luhet mes PS-së dhe Mundësisë.

Kemi kërkuar hapjen e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar. 

Kur kemi marrë pamje kemi parë se janë dëshmuar në flagrancë trafikim votash nga PD-ja tek PS-së. Kërkesa ynë është bërë nga Franc Nuri dhe Asllan Dogjani që i ka dëshmuar këto gjëra.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat