back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në katër qarqe

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në katër qarqe

Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në qarqet e Lezhës, Kukësit, Gjirokastrës dhe Korçës, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke deklaruar se në këto zona janë regjistruar tentativa për manipulim të votave, përfshirë edhe ato të diasporës.

Në bazë të rezultateve të 11 majit në Lezhë, PD ka fituar 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste 3. Në Gjirokastër, socialistët kryesuan garën zgjedhore. Ndërkohë, në Kukës PD ka marrë 2 mandate, ndërsa PS vetëm 1.

Kolegji Zgjedhor mbetet hallka e fundit ku mund të bëhen ankesa për rezultatet zgjedhore, ndërsa qarqet e Lezhës dhe Gjirokastrës kanë certifikuar tashmë zyrtarisht rezultatet.

Procesi vijon, ndërsa pritet që institucionet të shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga PD dhe të japin vendime përfundimtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat