Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Shtyrja u bë për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurve, Adrian Bulku, i cili njoftoi gjykatën për pamundësinë e tij për të marrë pjesë sot dhe kërkoi caktimin e një date të re, duke shprehur dëshirën që të jetë i pranishëm në seancë.
Seanca e radhës u caktua për datën 1 korrik, ora 10:30.