back to top
33.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Zgjedhjet janë farsë”/ Berisha publikon video me manipulime nga komisionerët

“Zgjedhjet janë farsë”/ Berisha publikon video me manipulime nga komisionerët

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një seri pamjesh tronditëse nga zgjedhjet e 11 majit, ku akuzon komisionerët për manipulime të hapura në procesin e votimit.

Në videot e shpërndara, Berisha tregon sesi komisionerët, të cilët duhet të garantojnë drejtësinë e votës, në fakt po votojnë vetë dhe kontrollojnë çdo fletëvotim bashkë me qytetarët.

“Ja shikoni këtë vajzën, komisionere në detyrë, që një nga një shkon dhe voton bashkë me zgjedhësit,” shprehet Berisha, duke e cilësuar këtë si një akt kriminal elektoral.

Ai thekson se kjo praktikë nuk është e izoluar, por një fenomen që vazhdon në shumë pika votimi, ku komisionerët vazhdojnë të kontrollojnë dhe hedhin votat, duke cenuar rëndë besimin në procesin zgjedhor.

Berisha përfundon me një mesazh të fortë, duke paralajmëruar se shqiptarët do t’i japin kryeministrit Edi Rama atë që meriton si “armiku më i egër i lirive të tyre”, sa më shpejt të jetë e mundur.

Këto deklarata dhe pamje theksojnë tensionet dhe mosbesimin e thellë që vijojnë të dominojnë debatin politik pas zgjedhjeve të fundit në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat