back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKadilli: Berisha s’ka ndërmend të largohet, humbi për të ruajtur karrigen

Kadilli: Berisha s’ka ndërmend të largohet, humbi për të ruajtur karrigen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, deklaroi se Sali Berisha nuk kishte aspak synimin për të fituar zgjedhjet e 11 majit, por vetëm për të ruajtur kontrollin mbi opozitën. I ftuar në emisionin “Frontline Interview”, Kadilli u shpreh se Berisha nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i PD-së, pavarësisht rezultatit elektoral.

“Berisha e ka qëllimin të jetë lideri i opozitës, për këtë hyri në zgjedhje. E dinte shumë mirë që nuk fitonte. Ata që rrinin afër tij donin vetëm të bëheshin deputetë”, – tha Kadilli.

Ai akuzoi deputetët e PD-së për mungesë vizioni dhe idealizmi, duke i cilësuar si “burokratë politikë” që ndjekin mandatin, jo ndryshimin e vendit.

“Përcaktohuni politikanë ku jeni! Nëse qëllimi juaj është një mandat deputeti, jeni bërë burokratë. Nëse doni ndryshim, largohuni nga e shkuara e quajtur Sali Berisha.”

Kadilli shtoi se vendi ndodhet në një binar të deformuar ku pushteti kontrollohet nga Edi Rama, ndërsa opozita nga Sali Berisha, duke e cilësuar si një garë të përsëritur që nuk prodhon alternativë për shqiptarët.

“Rama kontrollon pushtetin, Berisha opozitën. E njëjta garë, i njëjti rezultat. PS ushqen zogjtë e vegjël në opozitë dhe ata janë të lumtur.”

Në fund, ai kujtoi se PD nuk u krijua nga Berisha, por nga studentë dhe qytetarë idealistë, duke kërkuar një rikthim tek parimet dhe një rilindje të së djathtës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat