back to top
28.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia33 milionë Euro të fshehura nga rrjetet sociale/ Hetim për 100 persona...

33 milionë Euro të fshehura nga rrjetet sociale/ Hetim për 100 persona dhe biznese

Drejtoria e Hetimit ka nisur një hetim ndaj 100 individëve dhe subjekteve që dyshohet se kanë fshehur të ardhura të përfituara nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal. Bazuar në verifikimet paraprake, shuma e të ardhurave të padeklaruara arrin në rreth 33 milionë euro.

Administrata Tatimore njoftoi më 29 mars përmes rrjeteve sociale se të gjithë tatimpaguesit, individë dhe biznese, duhet të përmbushin detyrimet ligjore duke kryer vetëdeklarimin në sistemin DIVA 2024.

Autoritetet bëjnë apel që ata që nuk kanë reaguar ende të përmbushin sa më shpejt detyrimet e tyre për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të rrjedhin nga hetimet e mëtejshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat