back to top
33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetSpastrim në Bashkinë e Vlorës/ Rama: Dorëheqjet janë të pakthyeshme

Spastrim në Bashkinë e Vlorës/ Rama: Dorëheqjet janë të pakthyeshme

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim në bashki dhe inspektoi disa hapësira publike, deklaroi se dorëheqjet e drejtuesve lokalë janë një hap i parë drejt një transformimi të thellë institucional dhe qytetar.

Sipas Ramës, drejtuesit e dorëhequr të bashkisë e kanë kuptuar se qyteti është më i rëndësishëm se çdo pozicion personal dhe se largimi i tyre ka qenë një akt i nevojshëm për të hapur rrugë ndryshimit.

“Drejtorët e bashkisë e kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha dhe që janë të papërshtatshëm për atë detyrë. Natyrisht që ndonjërit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen, por ky është vetëm hapi i parë,” deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se nuk do të ketë rikthim për asnjë prej dorëheqjeve të dhëna, dhe se të gjitha do të konfirmohen zyrtarisht nga bashkia. Ai nënvizoi se i njëjti standard do të aplikohet në të gjitha institucionet vendore dhe rajonale në vend.

“Bashkia e Vlorës duhet të jetë një institucion për qytetarët dhe një ‘institucion i pagjumësisë’ – në funksion të përditshëm të shërbimit dhe transformimit,” u shpreh ai.

Rama u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të aplikojnë për pozicione në administratë, duke theksuar se qeveria do të jetë krah tyre në procesin e përfshirjes në jetën publike.

Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi një ristrukturim të Partisë Socialiste në Vlorë, duke përmendur emrat e Klevis Kasos dhe Erjona Ismailit si pjesë e përpjekjes për rinovim dhe hapje të PS ndaj prurjeve të reja.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur qeveria ka shprehur angazhimin për një reformë më të thellë në administratën vendore dhe për forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat