back to top
33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkandal në listën e PD-së?/ Kalaja: Votat e mia i mori kandidati...

Skandal në listën e PD-së?/ Kalaja: Votat e mia i mori kandidati tjetër

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka nisur protesta publike pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, duke akuzuar se i janë vjedhur votat nga kolegët e tij brenda të njëjtës listë zgjedhore.

Në deklaratat e tij për mediat, Kalaja shprehet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka hapur të gjitha kutitë e votimit, veprim që sipas tij do të kishte zbardhur manipulimin e rezultatit dhe transferimin e votave në favor të një kandidati tjetër të Partisë Demokratike, Arjan Ndoja.

“Unë nuk jam në protestë për një ambicie personale, por për të vërtetën. Transparenca është e domosdoshme. KQZ nuk i hapi të gjitha kutitë, dhe kjo është arsyeja pse kemi një manipulim të pastër brenda listës. Votat e mia janë transferuar në mënyrë të paligjshme,” deklaroi Kalaja.

Protesta e tij u zhvillua pranë zyrave zgjedhore të KQZ-së në Durrës, ku ai kërkoi verifikim të plotë të çdo kutie votimi në këtë qark dhe hetim të mundshëm për manipulim elektoral.

Për momentin, KQZ nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi akuzat, ndërsa procesi i ankimeve në lidhje me zgjedhjet vijon sipas procedurave të përcaktuara nga ligji.

Kalaja është një nga kandidatët që ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore dhe ka deklaruar më parë se rezultati i tij ishte ndër më të votuarit, duke insistuar se çdo devijim i votave është rezultat i ndërhyrjes së brendshme dhe jo vullnetit të qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat