back to top
30.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump lë të hapur mundësinë për të shtyrë afatin për vendosjen e...

Trump lë të hapur mundësinë për të shtyrë afatin për vendosjen e tarifave

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mund të shtyjë përsëri vendosjen e tarifave të reja tregtare ndaj një sërë vendesh, përtej afatit të ri që ka vendosur më 1 gusht.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo datë është përfundimtare, Trump u përgjigj: “Do ta quaja të qëndrueshme, por jo 100%.”

“Nëse na telefonojnë dhe thonë se duan të bëjmë diçka ndryshe, do të jemi të hapur ndaj kësaj,” shtoi ai, duke lënë të hapur derën për negociata të mëtejshme.

Presidenti sqaroi gjithashtu se shkresat zyrtare që u janë dërguar më shumë se dhjetë vendeve, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Afrikën e Jugut, lidhen me tarifat e planifikuara dhe janë përfundimtare.

Por, ai theksoi se “nëse ndonjë vend ofron një propozim ndryshe që më pëlqen, do ta shqyrtojmë”.

Të hënën, Trump shtyu aplikimin e tarifave të reja, të cilat fillimisht ishin planifikuar të hynin në fuqi më 9 korrik, duke vendosur një afat të ri: 1 gusht.

Kjo lëvizje shihet si një përpjekje për të ruajtur hapësirën për negociata me partnerët tregtarë, përpara se të hyjnë në fuqi tarifat e mundshme.

Megjithatë, shumë çështje mbeten ende të pazgjidhura, përfshirë mënyrën sesi do të strukturohen marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në të ardhmen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat