back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetDorëheqje zinxhir në Bashkinë e Durrësit/ Reformës së Ramës i hapet rrugë

Dorëheqje zinxhir në Bashkinë e Durrësit/ Reformës së Ramës i hapet rrugë

jë valë dorëheqjesh ka goditur Bashkinë e Durrësit, ku drejtorë të drejtorive kyçe dhe kryetarë të njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre në mënyrë të sinkronizuar.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të forta nga kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar një “vetëpastrim” nga administrata vendore në kuadër të reformës për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.

Burime brenda bashkisë bëjnë me dije se një komision i posaçëm është ngritur për të shqyrtuar dorëheqjet dhe për të vendosur nëse ato do të pranohen apo refuzohen, ndërsa pritet të ketë edhe zëvendësime të drejtpërdrejta.

Ky zhvillim shihet si pjesë e një valë më të gjerë ndryshimesh që pritet të prekin bashkitë në të gjithë vendin, në funksion të një reorganizimi të thellë që synon të rrisë efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në nivel vendor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat