back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuSportiPalmer lojtari më i mirë, vlerësohen Sanches e Doue, Garcia “Këpuca Artë”

Palmer lojtari më i mirë, vlerësohen Sanches e Doue, Garcia “Këpuca Artë”

Botërori për Klube këtë vit erdhi me një format risi, një turne që kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, e konsideroi unik, të suksesshëm në çdo aspekt. Përtej aspektit financiar, publicitet etj, ky turne nxori në pah edhe disa elementë shumë të rëndësishëm, lojtarë që bënë diferencën.

Pa diskutim futbollisti më i mirë u vlerësua Cole Palmer, me fantazisti e Chelsea-t që bëri diferencën në finale me një “dopietë” golash dhe një asist. I ftohtë në zonë, perfekt në finalizim, Palmer u shpall më i miri i këtij Botërorit për Klube duke lënë pas në këtë klasifikim special lojtar si Vitinha apo Caicedo.

Chelsea nuk u mjaftua me kaq, por një tjetër trofe jo pak i rëndësishëm i shkoi Roberto Sanchez, me portierin spanjoll që u shpall me i miri i këtij turne.

PSG nuk doli duar bosh, pasi Doue i vlerësua nga ekspertët si lojtari i ri më i mirë i këtij edicioni.

Ndërkohë “Këpuca e Artë”, trofeu i golashënuesit më të mirë, i shkoi Gonzalo Garcias. Me 4 gola të shënuar dhe 1 asist, sulmuesi i Real Madrid la pas lojtarë si Di Maria, Guirassy dhe Marcos Leonardo, me katër gola, por diferencën e bëri asisti i dhënë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat