back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDogjani pretendon marrëveshje/ SPAK zbulon pagesë cash për apartamentin 126 mijë euro

Dogjani pretendon marrëveshje/ SPAK zbulon pagesë cash për apartamentin 126 mijë euro

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Sipas SPAK, Dogjani ka fshehur mënyrën e pagesës për blerjen e një apartamenti prej rreth 100 metër katrorë. Deputeti pretendoi se apartamenti i është dhënë në bazë të një marrëveshjeje për shërbim konsulence juridike.

Megjithatë, hetimet e SPAK zbuluan se Dogjani ka blerë apartamentin me vlerë 126 mijë euro, të cilat i ka paguar në mënyrë cash, duke fshehur këtë transaksion nga deklarimet zyrtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat