back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAfera me taksat në Fier/ Prokuroria zbërthen skemën e abuzimit

Afera me taksat në Fier/ Prokuroria zbërthen skemën e abuzimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka nisur një hetim penal të bujshëm për zyrtarë të lartë të Bashkisë Fier, të dyshuar për afera të rënda korruptive dhe shpërdorim detyre.

Hetimet, të cilat përfshijnë edhe përdorimin e metodave speciale, zbulojnë një skemë të gjerë favorizimesh, falsifikimi të vlerës së taksave dhe shmangie të detyrimeve tatimore. Procedimi penal nr. 68 i vitit 2025 është regjistruar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Skema e abuzimeve

Sipas Prokurorisë, A.H., me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, ka ushtruar ndikim të paligjshëm në pesë raste të ndryshme ndaj një vartëseje të saj për të lëshuar vërtetime dhe përllogaritje të ulëta të taksave vendore për subjekte private, duke dëmtuar rëndë interesat publike.

Në të njëjtën kohë, A.H. nuk ka marrë masa për pajisjen me kasë fiskale të parkimeve të administruara nga bashkia, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm ekonomik: mbi 40 milion lekë të arkëtuara pa asnjë tatim të paguar.

Ndërkohë, A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore, ka ndryshuar në mënyrë të pajustifikuar faturat e taksave për disa biznese, në kundërshtim me vendimet e Këshillit Bashkiak, si dhe ka dështuar në fiskalizimin e pikave të parkimit.

Një tjetër zyrtar i lartë, M.D., Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm mbi A.C. për t’i ulur detyrimet tatimore një subjekti privat, shtetasit A.M.

Po ashtu, V.Ç., drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Jugut, ka urdhëruar kontrolle tatimore pa bazë ligjore dhe pa miratim të strukturave qendrore. Ai gjithashtu ka dështuar të mbikëqyrë zbatimin e ligjit gjatë një fushate sensibilizuese.

Masat e marra nga Gjykata

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur masat e mëposhtme ndaj të dyshuarve:

  • Arrest në shtëpi për A.H., për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”

  • Arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra për V.Ç.

  • Pezullim nga detyra për A.C.

  • Ndalim dalje nga shteti dhe pezullim nga detyra për M.D.

Prokuroria e Fierit thekson se është e vendosur të çojë përpara drejtësisë çdo zyrtar publik të përfshirë në veprime që dëmtojnë interesin e qytetarëve dhe integritetin e administratës publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat