KreuAktualitetPolitika“Statutin e keni shkelur ju”/ Kuçana përballet me Berishën në mbledhjen e...

“Statutin e keni shkelur ju”/ Kuçana përballet me Berishën në mbledhjen e PD-së

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione në përfundim të saj, pas një debati verbal mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe ish-kandidates për deputete, Ilirjana Kuçana.

Debati nisi pasi Kuçana kërkoi të merrte fjalën gjatë mbledhjes, duke deklaruar se kishte depozituar një kërkesë 24 orë më parë në përputhje me procedurat. Ajo i kërkoi Berishës të respektonte statutin e partisë dhe të lejonte diskutimin e kërkesës së saj.

Nga ana tjetër, Berisha theksoi se paraqitja e rezolutave dhe kërkesave në Këshillin Kombëtar duhet të bëhet sipas rregullave të përcaktuara në statut, duke i bërë thirrje Kuçanës që të ndjekë procedurat përkatëse.

Tensionet u shtuan kur Kuçana akuzoi drejtuesit e Partisë Demokratike për shkelje të statutit, duke iu referuar përjashtimit të 34 anëtarëve të partisë. Berisha iu përgjigj se kishte komunikuar më herët me të dhe i kishte sqaruar se çështja duhej trajtuar sipas rregullave statutore.

Shkëmbimi i replikave ndodhi në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, duke nxjerrë në pah debatet e brendshme që vijojnë brenda Partisë Demokratike lidhur me zbatimin e statutit dhe procedurat vendimmarrëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat