KreuDrejtësia“Albanian Files”/ A do të hetohet Rama nga SPAK-u?

“Albanian Files”/ A do të hetohet Rama nga SPAK-u?

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka reaguar në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me kallëzimin e bërë nga opozita për çështjen e ashtuquajtur “Albanian Files” dhe mundësinë e marrjes në pyetje të kryeministrit Edi Rama.

Pyetja u ngrit nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili deklaroi se, sipas tij, hetimet për këtë çështje çojnë drejt personave në nivelet më të larta të qeverisjes.

Gjoni kërkoi të dinte nëse SPAK do të hetojë apo do të thërrasë për të dhënë shpjegime edhe kryeministrin Edi Rama, duke përmendur gjithashtu çështje të tjera të denoncuara nga opozita, si ajo e inceneratorëve.

“Fijet të çojnë te personi që sot është drejtues i qeverisë. Çështja e pandëshkueshmërisë a mund të shkojë në nivelin që duhet, për t’u pyetur edhe në rastin konkret për Albanian Files apo çështje të tjera?”, u shpreh Gjoni.

Në përgjigje, kreu i SPAK tha se bëhet fjalë për një kallëzim konkret dhe se çdo person që disponon prova duhet t’i paraqesë ato pranë Prokurorisë së Posaçme.

“Është kallëzim konkret dhe nuk kam koment. Kush ka prova, t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun dhe këtë e them me bindje”, deklaroi Braho.

Ai theksoi se vendimmarrjet e SPAK bazohen në prova dhe në nevojat e hetimit, duke shmangur komentet për çështje konkrete që janë në proces shqyrtimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat