back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja Meta-Kryemadhi: SPAK zbulon emra të rinj

Dosja Meta-Kryemadhi: SPAK zbulon emra të rinj

SPAK ka mbyllur zyrtarisht hetimet për dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke kaluar çështjen në fazën e dërgimit në gjyq. Dosja përfshin hetimet për aferën CEZ-DIA, si dhe për skandalin e lobimit të LSI në SHBA, ndërsa akuzat kryesore janë korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Me mbylljen e hetimeve, janë zbuluar emra të rinj të marrë zyrtarisht si të pandehur. Ndër ta është edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, e cila është paraqitur këtë të dielë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur me akuzën. Krahas saj, e pandehur është marrë edhe Ema Çoku, mike e ngushtë e Kryemadhit, si dhe Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP.

Sipas burimeve zyrtare, asnjë masë sigurie nuk është dhënë për Fatime Kryemadhin apo për të pandehurit e tjerë të rinj.

Monika Kryemadhi pritet të paraqitet ditën e nesërme në orën 13:00 në SPAK, vetëm për t’u njohur me konkluzionet e hetimit. Ajo ndodhet nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur”, ndërsa Ilir Meta, që prej 21 tetorit 2024, ndodhet në paraburgim, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Çifti Meta–Kryemadhi, tashmë të divorcuar ligjërisht, janë në qendër të një dosjeje të gjerë penale, ku SPAK i akuzon për përfitime të paligjshme përmes abuzimit me funksionin publik dhe për përfshirje të familjarëve në skema të dyshuara pastrimi parash dhe transferimesh të dyshimta, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Dosja pritet të dërgohet në Gjykatën e Posaçme në javët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat