KreuAktualitetPolitikaPartitë e reja refuzojnë/ Berisha kërkon rrugëve kandidat për Tiranën

Partitë e reja refuzojnë/ Berisha kërkon rrugëve kandidat për Tiranën

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur ftesën ndaj partive të reja opozitare për të dalë me një kandidat të përbashkët për Tiranën, duke deklaruar se PD ka kandidatë të saj, por është e gatshme të presë për një koalicion më të gjerë opozitar.

Berisha tha se ftesa e tij nuk lidhet me mungesën e një kandidati nga ana e demokratëve, por me nevojën për të bashkuar të gjithë faktorët opozitarë kundër Edi Ramës.

“Unë nuk e humb durimin. Ftesa ime nuk e ka në bazë faktin se ne nuk kemi kandidat. Ne kemi kandidatë të shkëlqyer, ju garantoj”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se bashkëpunimi nuk kërkon që partitë e tjera të ndryshojnë programet apo qëndrimet e tyre politike, por vetëm të bashkohen për të kundërshtuar qeverinë.

“Askush nuk ftohet të ndryshojë programin e tij, të ndryshojë qëndrimin ndaj Sali Berishës apo të ndryshojë platformën e tij. Jo, bashkohemi siç jemi kundër një armiku që është më i rrezikshmi sot për kombin dhe për vendin dhe pastaj të votohet lirisht”, tha kreu i PD-së.

Berisha pranoi se disa prej partive të reja opozitare kanë refuzuar deri më tani propozimin, por tha se do të vijojë të presë, duke e cilësuar bashkimin e opozitës si kusht të domosdoshëm për largimin e Edi Ramës.

“Prapë unë tregoj durim, prapë i ftoj dhe ftesa ime është shumë e qartë. Në qoftë se janë të vërtetë në qëndrimin për largimin e Edi Ramës, është absolutisht alfa që duhet të bashkohen të gjithë faktorët opozitarë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve që partia e tij ka në konsideratë për Tiranën, ndërsa ftesa për një kandidat të përbashkët mbetet në pritje të përgjigjes së partive të tjera opozitare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat