KreuAktualitetPolitikaRama ende nuk e ka nxjerrë jashtë grupit?/ Spiropali ulet në radhët...

Rama ende nuk e ka nxjerrë jashtë grupit?/ Spiropali ulet në radhët e PS-së

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Elisa Spiropali është rikthyer në sallën e Kuvendit, vetëm pak ditë pas përplasjes së raportuar me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Deputetja socialiste është shfaqur në seancën parlamentare ku po diskutohen projektbuxheti i vitit 2027, në një moment kur pjesa më e madhe e deputetëve, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, ishin larguar nga salla.

Mes karrigeve të shumta bosh, Spiropali është drejtuar drejt vendit të saj të zakonshëm në radhët e socialistëve, ku është ulur për të ndjekur vijimin e punimeve të Kuvendit.

Prania e saj vjen pas raportimeve se gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së është diskutuar për përjashtimin e saj nga forumet drejtuese dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas përplasjes me Edi Ramën.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për marrjen e një vendimi të tillë. Fakti që Spiropali është ulur sot mes deputetëve socialistë në Kuvend tregon se situata lidhur me pozicionin e saj në grupin parlamentar mbetet ende e paqartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat