back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMeta paralajmëron nga burgu/ "Gati aksioni i opozitës kundër korrupsionit të Ramës"

Meta paralajmëron nga burgu/ “Gati aksioni i opozitës kundër korrupsionit të Ramës”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se hetimet e kryera ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) kanë dështuar plotësisht dhe se nuk është gjetur asnjë provë që e implikon atë në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Gjatë një interviste televizive, Meta u shpreh se hetimet dy-mujore të SPAK nuk kishin asnjë lidhje me të, por ishin përqendruar tek persona të tjerë, ndërsa shtoi se këto veprime kishin si synim justifikimin e paraburgimit të tij të padrejtë.

“Dy muaj hetime intensive dhe asnjë provë ndaj meje. Gjithçka ishte një përpjekje për të më mbajtur në paraburgim, për qëllime politike,” tha Meta.

Ish-presidenti e cilësoi të gjithë procesin si një sulm të mirëorganizuar për ta eliminuar politikisht dhe për të marrë nën kontroll Partinë e Lirisë. Ai tha se synimi përfundimtar ishte frikësimi i opozitës dhe mbyllja e zërit kundërshtues në vend.

“Kjo është një përpjekje për të më eliminuar politikisht dhe për të kapur Partinë e Lirisë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë, por me kontrollin total politik,” theksoi Meta.

Në vijim të intervistës, Meta tha se opozita shqiptare ka detyrimin të ngrihet dhe të ndërmarrë një aksion të gjerë dhe të qartë për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, duke nisur me reformimin e sistemit të drejtësisë. Ai paralajmëroi një rol më aktiv të Partisë së Lirisë në këtë drejtim, duke njoftuar se formacioni i tij politik do të angazhohet për propozime konkrete në ndryshimet e Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale.

“Do të angazhohemi për një proces të gjerë konsultimi me grupet e interesit, për të ndërtuar një sistem drejtësie që është në funksion të qytetarëve dhe jo në shërbim të pushtetit politik,” tha ai.

Meta theksoi se Partia e Lirisë do të jetë në vijë të parë të një lëvizjeje të re politike për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe për të garantuar një demokraci funksionale në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat