back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPrivatizimet e 2004-s dhe emërimet në Tatime ndezin debatin Murrizi–Malaj

Privatizimet e 2004-s dhe emërimet në Tatime ndezin debatin Murrizi–Malaj


Përplasja mes ish-deputetit Myslym Murrizi dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, është zhvendosur në rrjetet sociale, ku të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për periudhat kur kanë qenë në pushtet.

Arben Malaj e akuzoi Murrizin se u promovua në administratën tatimore gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, me mbështetjen e Tritan Shehut, të cilin sot,  sipas Malajt, Murrizi e kritikon shpesh publikisht.

Nga ana tjetër, Murrizi u kundërpërgjigj duke e akuzuar Malajn për përfitime financiare gjatë privatizimeve të sektorëve strategjikë në vitin 2004, në qeverinë e Fatos Nanos. Ai përmendi rastet e Bankers Petroleum, Telekomit dhe kompanisë turke Kurum, duke thënë se këto u shitën para se socialistët të humbisnin pushtetin.

Debati u thellua me akuza personale. Malaj kujtoi vitin 1997, kur tha se Murrizi e kishte kërcënuar me “bandat e Fierit” pasi ishte shkarkuar nga posti i Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Ai shtoi se Murrizi kishte arsimim bazë veterinar dhe se e vërteta e kërcënimeve dihej nga ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Florian Mima.

Përplasja ka ngjallur reagime të shumta online, duke rihapur diskutime mbi privatizimet e viteve 2000 dhe emërimet politike në administratë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat