back to top
28.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaShpërthen pakënaqësia në VV/ Liburn Aliu jep dorëheqje

Shpërthen pakënaqësia në VV/ Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovës, Liburn Aliu, njoftoi këtë të mërkurë dorëheqjen nga ky post. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aliu zbuloi se arsyeja e këtij vendimi lidhej me zgjedhjen e djeshme të Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, shkruajti Aliu.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, u shpreh ai më tej.

Aliu, i cili është anëtar dhe ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat