KreuAktualitetEkonomiaBalluku: Kalimi i një autoveture në tunelin e Llogarasë do të kushtojë...

Balluku: Kalimi i një autoveture në tunelin e Llogarasë do të kushtojë 250 lekë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Zv/Kryeministrja, Belinda Balluku, bëri të ditur gjatë konferencës “Shqipëria Turistike 2030” se tarifa për kalimin e një autoveture në tunelin e Llogarasë do të jetë 250 lekë me TVSH, duke hedhur poshtë spekulimet për çmime më të larta.

Balluku sqaroi se pas një analize të gjerë të kostove operacionale dhe amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi për një kalim në një drejtim është 250 lekë, ndërsa vajtje-ardhje do të kushtojë 500 lekë.

“Jo 10 euro, jo 5 euro, as 50 euro siç është përfolur më parë”, deklaroi Balluku. Ajo shtoi se çmimet për kategori të tjera, si autobusët dhe trajlerat, do të përcaktohen pas një studimi të detajuar të fizibilitetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat