back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Peleshi helmoi Ballkanin/ Akuza të rënda për ministrin e Mbrojtjes

Berisha: Peleshi helmoi Ballkanin/ Akuza të rënda për ministrin e Mbrojtjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe ish-drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Peleshi është përgjegjës për importimin e 4.3 ton pesticideve të ndaluara, të cilat sipas tij përbëjnë rrezik për gjithë rajonin. “Peleshi solli pesticide të shkallës më helmuese, merkurialë dhe fosfororganikë, që helmonin i gjithë Ballkani. Importi i tyre ishte i ndaluar si nga ligji shqiptar ashtu edhe nga ai evropian,” u shpreh ai.

Më tej, Berisha shtoi se Peleshi ka mbështetjen e kryeministrit Rama dhe të drejtuesve të drejtësisë, duke e cilësuar vendosjen e tij në postin e dytë më të lartë të shtetit si “një skandal”.

Ndërkohë, për Pirro Vengun, ish-drejtuesin e Portit të Durrësit, Berisha deklaroi se ka qenë i lidhur me “kartelin Troplini” dhe se gjatë periudhës së drejtimit të tij porti u kthye në bazë të grupeve kriminale. Sipas tij, në atë kohë “asnjë kilogram kokainë nuk është kapur, ndërkohë që çdo emërim e çdo lëvizje në port bëhej me miratimin e kartelit”.

Berisha e akuzoi gjithashtu Vengun për firmosjen e marrëveshjes që, sipas tij, “i kaloi portin e Durrësit kompanisë së Alabbar-it, duke kryer një krim të përmasave të mëdha”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat