back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“SPAK është kthyer në gogol"/ Ndoka: Berisha dhe Meta ose në burg,...

“SPAK është kthyer në gogol”/ Ndoka: Berisha dhe Meta ose në burg, ose të lirë

Ndërkohë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kreun e ri të SPAK, pasuesin e Altin Dumanit, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka lëshuar akuza të forta ndaj këtij institucioni, duke e cilësuar si të politizuar dhe me standarde të padrejta.

Në një intervistë për A2 CNN, Ndoka tha se SPAK po funksionon si një mekanizëm frike për administratën dhe se shpesh përdor masa represive pa prova të mjaftueshme:

“SPAK për fat të keq është kthyer si gogol si dikur që vendosje një surrat në arë për të trembur zogjtë. Kjo ka sjellë terror e frikë tek administrata për faktin se të marrin edhe kot, të fusin brenda e të mbajnë pa prova. Vendosin gjoba dhe kryejnë veprime të ndryshme.”

Ai shtoi se nuk është kundër hetimit të politikanëve, por theksoi mungesën e standardeve të njëjta:

“Unë nuk jam kundër që të hetohet çdo politikan dhe i vetmi lajm i mirë është që politika nuk ka më imunitet. Çdo politikan që ka pasur lidhje me taksat e shqiptarëve duhet të hetohet.”

Ndoka e ilustroi kriticizmin e tij me mënyrën se si SPAK ka vepruar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta:

“Berisha dhe Meta duhet të jenë ose në burgim, ose të lirë. Ky paraburgim pa prova e fakte është kulmi i keqpërdorimit të SPAK-ut në mënyrë vulgare. Nëse ka prova bindëse, është normale që të ketë dënim brenda tre muajve, jo të mbahet një vit arrest shtëpie dhe zvarritje.”

Sipas Ndokës, një drejtësi e besueshme duhet të jetë e shpejtë dhe e bazuar mbi prova të qarta, ndërsa rasti aktual me lidershipin opozitar e ka dëmtuar rëndë besimin tek SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat