back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: 83 mandatet, borxh i madh ndaj shqiptarëve/ "Opozita të zgjedhë fjalën,...

Rama: 83 mandatet, borxh i madh ndaj shqiptarëve/ “Opozita të zgjedhë fjalën, jo duart”

Ka nisur sot seanca maratonë e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë për periudhën 2025–2029. Në fjalën e tij, Rama theksoi se mandati i katërt i Partisë Socialiste përfaqëson një përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe se shumica duhet të tregojë sjellje të re dhe vetëkritike.

“83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt. Borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim dhe energji të reja për suksesin e këtij mandati të ri,” u shpreh Rama.

Mesazhi për opozitën

Rama iu drejtua edhe opozitës, duke i ftuar që të përdorin debatin dhe argumentin politik brenda sallës, e jo metodat e bllokimit apo zhurmës:

“Pakicës dua t’i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi, nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës e rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi.”

Programi i qeverisë 2025–2029

Kryeministri nënvizoi se objektivi kryesor i këtij mandati është vazhdimi i rrugës evropiane të Shqipërisë dhe reformat që kërkojnë përkushtim dhe stabilitet politik. Rama i uroi suksese kryetarit të ri të Kuvendit, Niko Peleshi, në drejtimin e legjislaturës së re.

Seanca e sotme pritet të zgjasë orë të tëra, me diskutime nga të gjitha grupet parlamentare, në një nisje të fortë të sesionit të ri politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat